2006-11-01 18:07:04

Ipeshkvi i Orlandos, imzot Tomas Venski, në një letër drejtuar sekretares së Shtetit amerikan, Kondoliza Rajs, kërkon më shumë siguri për të krishterët irakianë.


(1.11.2006 RV)Imzot Tomas Venski, ipeshkëv i Orlandos dhe kryetar i Komitetit të politikës ndërkombëtare pranë Konferencës ipeshkvnore të SHBA, e kërkon këtë duke vërejtur keqësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetesës të të krishterëve në Irak, ku situata bëhet çdo ditë më shqetësuese e alarmante, për shak të tronditjes së thellë të rendit civil e të respektit ndërfetar. Për ta përmirësuar këtë gjendje, ipeshkvi kërkon krijimin e një zone admnistrative të varur nga qeveria e Bagdadit rreth Ninives, ku gjysma e popullsisë është e krishterë.








All the contents on this site are copyrighted ©.