2006-11-01 19:11:46

Ja argumentet kryesore të programit të 1 nëntorit


RealAudioMP3 Shenjtorët na thontë të jemi më këmbë mbi tokë e me zemër në qiell. Ata janë dëshmitarë të një jete të shkëlqyer të mundëshme: kështu tha Papa gjatë Meshës me rastin e solemnitetit të 1 nëtorit. Në Lutjen e Engjëllit të Tenzot, një mendim mbi përkujtimin e të vdekurve që bie nesër.


Shenjtorët veshin petkat e jetës së përditshme, shpesh janë persona të tjeshtë e modest. E megjithëkëtë në thellësinë e tyre gjenden xhevahir (gur të çmuar) plotë dritë, një zjarr që ngroh, një shenjë hyjnore që vepron. Shenjti dallon krejtësisht e njëkohësisht është jashtëzakonisht afër njeriut. Meditimi i imzot Angelo Comastrit, Vikarit të Papës për Vatikanin, mbi domethënien e festës së sotme;


‚Përmbledhja e doktrinës shoqërore të Kishës’ përkthyer në gjuhën shqipe nga kryeipeshkëvia e Shkodrës. Vijojmë me pjesën e dytë të komentit të imzot Angelo Massafres mbi këtë vepër të rëndësishme për besimtarë e të gjithë ata që punojnë për ta shndërruar e përmirësuar realitetin shoqëror me forcën e dashurisë, të drejtësisë e paqes, sipas porosisë së Ungjillit;


Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet brenda këtij viti, por edhe nëse eventualisht shtyhet, kjo do të bëhet vetëm për pak javë, tha të mërkurën në Prishtinë, kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu.


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur votimin e kushtetutës së Serbisë si një hap pozitiv për demokracinë e vendit, por kanë hedhur poshtë pretendimin e këtij dokumenti për vënien e autoritetit serb në territorin e Kosovës.


Së paku gjashtë palestinezë e një izraelianë janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur natën e kaluar në veri të Rripit të Gazës gjatë sulmeve të forcave izraeliane. Presidenti Palestinezë, Abu Mazen ka dënuar sulmet.


Ministri i jashtëm jugëkoreanë Ban Ki.Moon, i cili nga 1 janari i ardhshëm do të fillojë detyrën e sekretarit të ri të përgjithshëm të Kombeve të bashkuara, ka mbërrijë sot në Moskë për të biseduar me presidentin rusë Vladimir Putin mbi „problemet ndërkombëtare“ siç është çështjabërthamore me Korenë e Veriut dhe Iranin.


Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vjisllav Sheshel është nxjerrë sot nga salla e gjykatës ndërkombëtare e Hagës për krime lufte në ish-jugosllavi, pas problemeve që shkaktoi me refuzimin e bashkëpunimit me avokatet mbrojtës. Sheshel akuzohet nga Gjykata e Hagës për persekutim, zhdukje, vrasje dhe torturim të personave gjatë luftës që përfshini jugosllavinë e viteeve ‚90-ta.







All the contents on this site are copyrighted ©.