2006-10-31 19:11:46

‘Përmbledhja e doktrinës shoqërore të Kishës’ në shqip u paraqit në Tiranë e Shkodër. Një ndihmë për kërkuar e punuar për të mirën e përbashkët.


(31.10.06 RV) Të shtunën e kaluar në Tiranë dhe Shkodër është paraqitur para publikut shqiptar botimi në shqip i ‘Përmbledhjes së Doktrinës Shoqërore të Kishës’ nën kujdesin e kryeipeshkëvisë metropolite të Shkodrës.
Kjo vepër e realizuar me dëshirën e Papës Gjon Palit II-të që interesohet për promovimin njerëzor është një ndihmesë për njerëzimin për të kërkuar të mirën e përbashkët, është një vegël e domosdoshme për kumtimin (shpalljen) e zbatimin e Ungjillit në rrjetin kompleksë të marrëdhënieve shoqërore dhe vegël e dobishme për shqyrtimin etik e baritor të ngjarjeve komplekse që karakterizojnë kohët tona.
‘Përmbledhja e doktrinës shoqërore të Kishës ndahet në tri pjesë, që trajtojnë themelet, përmbajtjet e perspektivat baritore, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme të linjave themelore të mësimit shoqëror katolikë. Kjo vepër nuk është doracak recetash shoqërore, nuk propozon përgjigjie konkrete mbi çështjet e veçanta, por në një farë mënyre përfaqëson “një vështrim mbi fatin e cakun e njeriut brenda shoqërisë, në dritën e planit të Zotit për familjen njerëzore e për atë çka vetë arsyeja dhe përvoja na thonë për ne se kush jemi e se si duhet të sillemi njëri ndaj tjetërit për të qenë vërtetë njerëz në kuptimin e plotë të fjalës.
Sipas veprës ‘Përmbledhja e doktrinës shoqërore të Kishës’, në Jezusin që është Udha, e Vërteta e Jeta, gjejmë arsyet më të përshtatshme për çdo impenjim tonin shoqëror, politik, të frymëzuar nga humanizëm i plotë, i vërtetë e solidar, i gatshëm për t’i premtuar botës së sotme një të ardhme në drejtësi e paqe. Doktrina shoqërore e Kishës nuk është një program politik, shoqëror apo ekonomik; ajo synon të formojë mendjet e zemrat e njerëzve në mënyrë që njerëzit në liri e autonomi të përcaktohen e të vendosin të punojnë për realizimin e opsioneve shoqërore, ekonomike e politike që shërbejnë për të konkretizuar, dmth realizuar idealin e një njerëzimi të vërtetë e solidar.
Mbi këtë vepër botuar edhe në gjuhën shqipe, të dëgjojmë intervistën tonë me kryeipeshkvin e Shkodrës imzot Angelo MassafrenRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.