2006-10-31 19:10:07

Kosova do të jetë e pavarur, ndërkaq Mitrovica do të jetë e bashkuar. Kështu kanë porositur sot në Mitrovicë anëtarët e Ekipit Negociator të Kosovës


(31.10.06 RV) I ngarkuari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari duhet të presë për të bërë prezantimin e planit të tij për statusin final të Kosovës deri pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Deklarata vjen nga shefi për marrëdhënie me jashtë i BE-së, Havier Solana.
 
Kosova do të jetë e pavarur, ndërkaq Mitrovica do të jetë e bashkuar. Kështu kanë porositur sot në Mitrovicë anëtarët e Ekipit Negociator të Kosovës. Presidenti i Kosovës dhe njëherit shef i Ekipit Negociator i Fatmir Sejdiu theksoi se në këtë fazë Kosovës i duhet stabiliteti si kurrë më parë dhe përgëzoi të gjithë qyterarët e Kosovës, e veçmas ata të Mitrovicës, për tolerancën dhe qetësinë e treguar gjatë mbajtjes së referendumit të serbëve në Kosovë, për të cilin tha, se nuk ka kurrfarë rëndësie për vendin tonë.
Në anën tjetër lideri i Listës Serbe për “Kosovë e Metohi” Oliver Ivanovic ka deklaruar se “ Dalja masive në referendumin për Kushtetutën e re të Serbisë, dëshmon se qytetarët serbë këtë referendum e shohin si një shpëtim për të mbajtur Kosovën pjesë të Serbisë”. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt…..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.