2006-10-30 17:28:14

Telegram ngushëllimi i Papës për aksidentin ajror në Nigeri.


(30.10.2006 RV) Benedikti XVI shprehu dhimbjen e tij të thellë për aksidentin ajror që ndodhi në Nigeri, ku një Boeing 737 i Shoqërisë ajrore private vendase “Adc” u rrëzua pak pas shkëputjes nga pista e areroportit të kryeqytetit Abuzha, duke shkaktuar vdekjen e 99 personave, ndërmjet të cilëve edhe udhëheqësi shpirtëror i myslimanëve të Nigerisë, sulltani i Sokotos, Mahamadu Maçido.Në telegramin, me nënshkrimin e sekretarit të Shtetit të Shenjtërisë së tij, kardinalit Bertone, Papa e kujton sulltanin dhe shpreh solidaritetin për viktimat e familjarët e tyre, duke iu lutur Zotit t’u japë guxim për ta përballuar këtë tragjedi.







All the contents on this site are copyrighted ©.