2006-10-30 16:39:06

Miratohet Kushtetuta e Serbisë, por statusi i Kosovës çështje tjetër.


(30.10.06 RV) Komisioni Evropian përshëndet rezultatin e referendumit mbi Kushtetutën e re në Serbi, por thekson se problemi i “statusit të ardhshëm të Kosovës” është çështje tjetër.
Kushtetuta është miratuar me një numër tejet të vogël votash mbi të nevojshmet. Vetëm 52,31% e votave për dokumentin që e konsideron Kosovën pjesë përbërëse të Serbisë. Morën pjesë në referendum vetëm rreth 54% e popullsisë që ka të drejtën e votës, duke rrezikuar kështu anullimin e referendumit. Gjithashtu, lista e zgjedhjeve është e 2001-shit dhe nuk përfshin pjesën më të madhe të popullsisë së Kosovës.
Sipas zëdhënëses së Komisarit evropian për zgjerimin, Oli Rehn, mbi statusin e Kosovës po punon i dërguari i OKB-së, Marti Ahtisari, prandaj Evropa do të presë propozimet e tij. Ndërkaq, gazeta të ndryshme sot në Kosovë kanë shprehur idenë se Ahtisari do të propozojë pavarësi të kushtëzuar. Për hollësira të dëgjojmë Rabije Ibrajn nga PrishtinaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.