2006-10-25 17:23:13

Referendumi serb vë në lojë fatin e Kosovës. Notë e studiuesit italian Enriko Jakia


(25.10.06 RV) Ndërsa në Prishtinë, i dërguari amerikan për statusin e Kosovës, Frenk Uisner deklaron se referendumi serb i 28-29 tetorit për Kushtetutën nuk do të ndikojë në çështjen e Kosovës, drejtori i Qendrës italiane së Studimeve Strategjike, Enriko Jakia në një notë për qeverinë dhe për shtypin, nënvizon se referendumi do ta vërë në lojë fatin e Kosovës. Sipas Jakias, Kushtetuta, ku Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë, do të miratohet me shumicë votash.
“Kjo – thekson studiuesi italian – është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Kombeve të Bashkuara që duhet të vendosin gjatë muajve të ardhshëm nëse Kosova do të bëhet një shtet i pavarur, duke u ndarë nga Beogradi, apo nëse do të gëzojë vetëm ndonjë formë autonomie. Kjo është gjithashtu - vazhdon Jakia – burim ndeshjesh të mundshme në Pallatin e Qelqit ndërmjet rusëve, që tradicionalisht mbështesin Serbinë, dhe shumë kombeve të Perëndimit që janë impenjuar të mbrojnë kauzën e shqiptarëve, të cilët janë shumicë në vetë Kosovën. Gjërat ndërlikohen edhe më tej nga fakti se popullsia shqiptare vështirë se mund të marrë pjesë në referendum, duke e bërë kështu më të diskutueshëm në nivel ndërkombëtar rezultatin e konsultimit”.
Por cili mund të jetë qëndrimi i mundshëm i qeverisë së Romës? Përgjigjet Jakia: “Edhe për qeverinë tonë do të jetë problem, pasi nëse nga njëra anë shkëmbimet tregtare me Beogradin janë të shumta, nga ana tjetër, braktisja e shqiptarëve do të na dhimbte politikisht. Do të përpiqemi si gjithmonë të favorizojmë një kompromis”.








All the contents on this site are copyrighted ©.