„Zoti është i të gjithëve: Jezusi i ofron shpëtimin të gjithëve pa dallim“. Ky është
mesazhi i shpresës që Benedikti XVI ka dashur ia besoi sot mëse 40 mijë besimtarëve
të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për audiencë e përgjithshme. Katekizmin
e sotëm, Papa ia kushtoi figurës së Shën Palit, apostull.
Vëzhguesi i përhershëm
i Selisë së Shenjtë pranë Zyrës së OKB-së në Gjenevë, imzot Silvano Tomasi flet mbi
reformat dhe sfidat e mëdha që duhet t’i përballojë OKB-ja. Kujtojmë se më 1 janarin
e ardhshëm do të fillojë detyrën sekretari i ri i përgjithshëm, jugkoreani Ban Ki-Moon.
Pishtari
Agostinian i dialogut ka mbërrijë sot nga Tagasta në Tunìz, Kartagjenën e vjetër,
ku shën Agostini ka studiuar e, si ipeshkëv në Iponë ka luajtur rolin kryesore në
pajtimin ndërmjet katolikëve e donatistëve duke rivendosur paqen e bashkimin e Kishës
në Afrikën e Veriut.
Kanë filluar sot në Romë punimet tri ditore të Kongresit
botëror të Organizatës Botërore të Ushqimit mbi‚ vlerësimin e komunikimit në favor
të zhvillimit’, në të cilin marrin pjesë 500 delegatë, ekspertë e përfaqësues të politikës
e të shoqërisë civile të 155 Vendeve të botës.
Imigrantët janë një mundësi
e madhe për zhvillimin e Vendit: kështu pohoi Karitasi Italian gjatë paraqitjes sot
në Romë të raportit të16-të mbi imigrantët, fenomen në rritje e sipër. Sipas këtij
raporti brenda 10 vjetësh në Itali parashikohet të jenë 6 milion imgrantësh, dmth
10% e popullsisë.