2006-10-24 16:35:58

Marie Tuci, martire e regjimit komunist në Shqipëri, u përkujtua në Shkodër nga Motrat Stigmatine në përvjetorin e vdekjes.


(24.10.06 RV) Shqipëria e veriut i ka dhënë Kishës dhe Kombit Shqiptar një numër të madh heronjësh e dëshmitarësh të fesë e të kulturës, sikur dëshmon jeta, vepra dhe martirizimi i Marie Tucit, postullantes së Motrave Stigmatine, përkujtuar sot më 24 tetor në përvjetorin e vdekjes në Shkodër.
Në jetën e saj të shkurtër, Marie Tuci ka transmetuar fuqinë e fesë duke shndritur ndërgjegjët e tjerëve me besimin e patundur në Krishtin e Gjallë dhe me dashurinë për kulturën e jetës. Kujtojmë se Marie Tuci është e vetmja femër që gjendet deri më tani, në listën e 40 martirëve shqiptarë për të cilët ka filluar procesi dioqezan i kanonizimit për lumturimin e tyre.
Mbi këtë dhe aktivitete tjera të Kishës katolike në kryeipeshkëvinë e Shkodrës na njofton Jolanda Baba. Ja disa te dhena marre nga interneti mbi figuren e Marie Tucit:
Maria Tuci
E Diele, 25 tetor 2005


VIKTIMA E DIKTATURES PERKUJTOHET NE SHKODER

55 vjet me pare u nda nga jeta ne nje moshe fare te re, Maria Tuci, vajza mirditore qe u shnderrua ne simbol te emancipimit dhe dinjitetit femeror ne kushtet e nje regjimi te eger diktatorial qe e burgosi dhe e coi ne rrugen pakthim te vdekjes. 55 vjet me vone Maria Tuci perkujtohet ne Shkoder dhe Mirdite si nje grua dinjitoze qe nuk iu dorezua epsheve te funksionareve te sigurimit te kohes, ndonese ishte e mbyllur ne qelite e erreta te komunizmit. Bukuria e saj vriste syte e gardianeve dhe njerezve te pushtetshem, dinjiteti i saj nxiste dhunen brenda tyre, po Tuci nuk u perkul ne asnje moment duke i treguar atyre se pertej nje gruaja te re dhe te bukur qendronte nje grua shqiptare plot dinjitet e bindur ne idealet e veta. Ajo eshte e vetmja grua qe renditet mes 40 martireve te pare te kishes katolike shqiptare, perkrah emrave te shquar te Vincens Prenushit, Frano Gjinit, Jak Bushatit, Jul Bonatit e te tjere emrave. Arrestimi i saj erdhi menjehere pas vrasjes se Bardhok Bibes, sekretarit te partise se punes per Mirditen. Ishte 10 gushti i vitit 1949.


Mesuesja e re mirditore Maria Tuci i perkiste familjes se shquar te Gjonmarkajve. Ajo se bashku me te vellane u arrestuan bashke me te tjere pas vrasjes se Bibes. Vuajtjet me te medha per Marian do te vinin nga shefi i sigurimit te Shkodres per ate kohe, Hilmi Seiti. i goditur nga bukuria e vajzes, tentoi te abuzoje me te, po ndeshi ne kundershtimin e ashper te Marias. Lirine do e fitonte pikerisht atehere kur kishte mberritur dhe fundi i saj per shkak te torturave cnjerezore. Kur nuk munden ta mposhtnin dot ne krenarine, dinjitetin dhe idealet e saj ata e futen n` nje thes bashke me nje mace duke e goditur vazhdimisht. Kur e nxorren prej andej, Maria nuk njihej. Dikush e kishte krahasur me nje larve humane. E dergojne ne spitalin e Shkodres ku dhe ndahet nga jeta me 24 shtator te vitit 1950. Nje jete e mbyllur heret mes dhimbjesh dhe torturash pafund, po nje jete e mbyllur me dinjitet ne mbrojtje te besimit fetar dhe nderit. Ajo donte te behej murgeshe, t'i perkushtohej gjithe jeten besimit te saj te Zoti, po nuk mundi. Jetoi ne kohen me te eger te komunizmit shqiptar. Ishte koha e shfarosjes se katolicizmit qe perbente nje rrezik te vazhdueshem per laikun Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. Ishte nje kohe e tmerrshme qe pati martiret e vet. Ne qytetin e Shkodres perkrah 39 prifterinjve qe sot nuk jetojne me ka nisur procesi i kanonizimit dhe per moter Maria Tucin, te vetmen martire te kishes katolike shqiptare ne diktature. Ajo nuk perfaqeson thjesht sakrificen heroike te nje vajze te re ne mbrojtje te besimit dhe nderit, po perfaqeson gruan shqiptare qe ngre zerin, qe akuzon haptazi prepotencen komuniste kunder atyre qe mendonin ndryshe. Ajo eshte simboli i gruas qe di te mbroje bindjet e veta dhe t'i shpalose ato pavaresisht rrethanave qe jane kunder saj. Ajo e don dhe respekton lirine e saj dhe e mbron deri ne fund ate. Refuzon te jete objekt i epsheve, gruas qe rebelohet dhe nuk e pranon ne heshtje abuzimin. Maria eshte dhe do te mbetet simbol i gruas moderne qe ka idete e veta dhe i shpreh me bindje ato. Tashme ajo ka hyre ne procesin e kanonizimit dhe ndoshta nje dite Kisha Katolike shqiptare do te kete shenjten e vet, ndersa shoqeria civile shqiptare ka nje shembull te mire te emancipimit dhe dinjitetit femeror, nje shembull heroik deri ne vdekje.



Marie Tuci: “Zoti më dha mëshirën që të vdes e lirë”



- Martirja e parë shqiptare e kohëve moderne që dha jetën për besimin fetar, do të ishte 22 vjeçarja Marie Tuci, e cila u vra nga regjimi komunist më 24 tetoritr të vitit 1950, plot 55 vjet më parë.


- E mbyllën në një thes së bashku me një mace të tërbuar dhe e goditën me mjete te forta. Kur e nxorën nga thesi ishte transformuar sa nuk njihej. U dërgua në spitalin e të burgosurve në gjendje të mjerueshme e më pas në spitalin civil, pasi ishte falur nga shefi...


Marie Tuci: “Zoti më dha mëshirën që të vdes e lirë”

Marie Tuci është mbetet e vetmja femër në listën e 40 martirëve shqiptarë mbi të cilët po kryhet proçesi dioqezan i kanonizimit për lumturimin e tyre. Në bazë të rregullit të kishës për lumturimin kërkohen për secilin dhjetë dëshmitarë që ta kenë njohur, të kenë parë, ose dëgjuar për martirizimin e tyre.
Marie Tuci ka lindur në fshatin Ndërfushëz te Mirditës më 12 mars të vitit 1928, në një familje fisnike e cila ishte shumë e lidhur me kishën katolike. Ajo studioi në shkollën e mesme të motrave stigmatine në Shkodër, dhe më pas aspiruese për jetën fetare. Në vitin 1946 abat Frano Gjini e dërgoi së bashku me kushërirën e saj, Davida Gjonmarkaj (jeton akoma), si mësuese në shkollën e Mirditës, pasi Maria dallohej për shpirtin luftarak e human, dhe dëshirën për tu transmetuar dije të tjerëve. Në vitin 1946 sistemi komunist ndërmori një sërë masash persekutuese ndaj atyre që ushtronin besimin fetar. Maria i dënoi këto veprime duke u shprehur kundër poshtërimit që i bëhej kishës katolike nga komunistët. Këta të fundit mbyllën urdhrin stigmatin i cili vepronte në Shkodër dhe veri nga viti 1879. U arrestua më 10 gusht 1949, në kohën që si probande pritej t'i bashkohej urdhërit të motrave stigmatine si murgeshë. Pas një raprezalje të sistemit komunist të asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibës sekretar i partisë komuniste në Mirditë, familjet më të dëgjuara të kësaj zone u dënuan, përfshi dhe ajo e Gjonmarkajve së cilës Maria i përkiste. Në të njëjtën ditë u arrestua dhe vëllai i saj, Mark Gjonmarkaj, i cili nuk e pa më as të gjallë, as të vdekur Marien. Në qelinë e burgut nuk hynte drita e diellit, ishte ftohtë dhe me shumë lagështirë.


Torturat e “shefit”

Por torturat për Marian lidhen me një emër. Ai ishte shefi i sigurimit të asaj kohe Hilmi Seiti, i cili u magjeps nga bukuria e 22 vjeçares dhe mendoi se mund te abuzonte me të sipas dëshirës, por kur hasi në rezistencën e saj, ai vendosi ta torturonte në mënyrën më çnjerëzore. E mbyllën në një thes së bashku me një micë të tërbuar dhe e goditën me mjete te forta. Kur e nxorën nga thesi ishte transformuar sa nuk njihej. U dërgua në spitalin e të burgosurve në gjendje të mjerueshme, ku nga plagët e marra nuk njihej. Nga spitali i burgut u dërgua në spitalin civil, pasi ishte falur nga shefi, ndërsa vetë ajo nuk dinte se përse falej nga ky shef, pasi nuk kishte bërë asgjë që përbënte faj. Në ditët e fundit që kaloi në spital vizitohej nga të afërmit e paktë, mes të cilave dhe shoqja e kushërira e saj Davida, që punonte si infermiere. Në fillim ajo nuk e ka njohur. Asaj Maria i ishte shprehur se shefi i sigurimit e kishte çuar deri ne fund fjalën e tij ku i kishte thënë se “do të katandis aq sa te mos njihesh”. Vajza e re është shprehur se e rëndësishme për të ishte që Zoti i dha mëshirën që të vdesë e lirë.


Mbushen 55 vjet nga vdekja e kësaj martireje të kishës, faji i vetëm i së cilës ishte besimi në Zot. Eshtrat e saj gjenden në varrezat e Rrmajit së bashku me ato të babasë së saj. Ndërkohë, mësohet se është drejt fundit proçesi i mbledhjes së dëshmive për kanonizimin e saj. Janë 5 shoqe të saj, përveç Marie Cepit e vdekur gjatë regjimit komunist që e realizuan dëshirën për tu bërë murgeshë vetëm në vitin 1991 - pasi sistemi ateist e ndërpreu probandinën e tyre, por ato kurrë nuk u martuan. Ato janë motër Bulgareski, Kaleta, Pashkja, Kraja dhe Shestani të urdhrit të Motrave Stigmatine në Shkodër. Nëse pas dëshmive të marra, Kisha Katolike do të pranojë kanonizimin, probandja martire Marie Tuci do te jetë kandidatja shqiptare e radhës për lumturim, krahas së lumes Nënë Tereza.


Kujtime...

Një e burgosur Olimbi Baruti, e cila ndau qelinë me Marijen dëshmon se nuk kishin ndërresa dhe vetëm një herë të afërmit e Maries u lejuan të sjellin rroba për të, dhe këto ajo i ndau me shoqen e saj. Një tjetër dëshmitare e asaj kohe, Vita Matlia, e cila ndau dy muaj të dënimit me të, shprehej se e vetmja mënyrë per tu ngrohur në qeli ishte përqafimi me njëra-tjetrën.







All the contents on this site are copyrighted ©.