2006-10-24 16:57:11

Imzot Bruno Forte mbi fjalimin e Papës në Veronë: Benedikti XVI i fton katolikët ta shprehin qartë fenë e tyre.


(24.10.2006 RV) Fjalimi i Papës Benedikti XVI shqiptuar në Veronë të Italisë vijon të nxisë reflektime të reja. Është fjala për ngjarjen e madhe të datës 19 tetor, kur Ati i Shenjtë i drejtoi fjalimin e tij programatik Kishës italiane, mbledhur në Veronë. Papa ripohoi se “ngjallja e Krishtit është qëndra e predikimit dhe e dëshmisë së krishterë dhe i ftoi katolikët t’u përgjiegjn me urti e dashuri të gjithë njerëzve, të cilët dëshirojnë ta njohin nga afër shpresën që buron nga feja e krishterë.
Ftuam kryeipeshkvin e Kieti-Vastos, Imzot Bruno Forten, për një reflektim mbi këtë fjalim të Papës
Pyetje: - Imzot, Papa vërejti se rruga kryesore për ungjillëzimin, mbetet feja që di t’u drejtohet posaçërisht njerëzve më të varfër e më të vuajtur…Përgjigje: - Më duket se në këto vërejtje kemi të bëjmë me dy mesazhe të mëdha. I pari thekson se është e nevojshme që krishtërimi të manifestohet në gjithë forcën e vet. Krishtërimi nuk ka të bëjë me irracionalizmin, me heqjen dorë nga dinjiteti i arsyes, e cila përkundrazi, vlerësohet gjithnjë lart. Por në të njëjtën kohë, kjo arsye nuk duhet absolutizuar; duhet të ecë krahpërkrah me parimin e dashurisë, e kjo sepse Zoti është Fjala që u mishërua për dashuri, Zoti është dashuri. Prandaj mençuria e dashuria janë të pandashme e nga këto dy pjesë themelore përbërëse të realitetit njerëzor, sipas zbulimit hyjnor, mund të lindë dialogu më i frytshëm, ungjillëzimi i vërtetë, shërbimi i plotë ndaj njeriut. Pa harruar se forca e Kishës është ajo, të cilën Shën Pali qe quan ‘ligështia e Zotit’, që do të thotë se Zoti zgjodhi rrugën e Kryqit për ta shpëtuar njeriun e njerëzimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.