2006-10-23 16:53:45

Papa kujton 50-vjetorin e kryengritjes guximtare demokratike hungareze, shtypur me gjak nga trupat sovjetike.


(23.10.2006 RV)Më 23 tetor 1956 – shkruan Papa në një mesazh – popullit guximtar të Budapestit, të etur për liri, iu desh të vihej ballpërballë me një regjim që kishte për qëllim t’i zhdukte vlerat e kombit hungarez. Është ende gjallë kujtimi i ngjarjeve tragjike që në pak ditë shkaktuan vdekjen dhe plagosjen e qindra hungarezëve dhe trazime të rënda në mbarë botën, sidomos në Evropën lindore, që vuante nën zgjedhën e regjimit komunist sovjetik.
Në vijim Benedikti XVI kujton edhe katër thirrjet e fuqishme publike të Piut XII, i cili i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare t’i njihte Hungarisë të drejtat për vetvendosje, në kuadrin e identitetit kombëtar, që garantonte lirinë e nevojshme.
Benedikti XVI kujton edhe se Hungaria, pavarësisht nga persekutimet shumshekullore, ndërmjet të cilave ai komunist sovjetik, diti të ruajë gjithnjë lidhjet me Selinë e Shenjtë, pa iu nënshtruar ideologjive kundërshtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.