2006-10-23 16:53:56

Mos e harroni dhuratën e çmuar të mësimeve të Gjon Palit II: kështu u shpreh Benedikti XVI në audiencën me Fondacionin Gjon Pali II.


(23.10.2006 RV)Sot, duke pritur anëtarët e Fondacionit ‘Gjon Pali II’ në 25 vjetorin e themelimit, Benedikti XVI foli për misterin e shenjtërisë së Papës Vojtila.
Anëtarët e Fondacionit ‘Gjon Pali II’, që impenjohet prej 25 vjetësh për të mbajtur gjallë kujtimin e Papës Vojtila, duke mbledhur në një arkiv të plotë të gjitha shkrimet e tij, komentet e shtypit mbi mësimin e tij si dhe veprat e tij letrare, kryesoheshin nga kryeipeshkvi i Krakovisë, kardinali Stanislao Dgjivish. Gjatë takimit, Benedikti kujtoi se ky impenjim nuk është thjesht veprimtari arkivistike, por tashmë i përket misterit të shenjtërisë së Papës Vojtila:
“Gjon Pali II, filozof e teolog, bari i madh i Kishës, na ka lënë një pasuri të vërtetë shkrimesh e gjestetsh, që shprehin dëshirën e tij për ta përhapur Ungjillin e Krishtit në botë, duke përdorur metodat që tregon Koncili II i Vatikanit e duke skicuar vijat e jetës së Kishës në mijëvjeçarin e ri. Këto dhurata të çmuara nuk mund të harrohen”. 







All the contents on this site are copyrighted ©.