2006-10-21 14:28:43

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 29-të gjatë vitit “B”: Një dashuri që jepë jetën!


()21.10.06. RVRealAudioMP3 Dëgjues të nderuar ja përsëri së bashku në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës. Kësaj here do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 29-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik.
Në këtë të diele në të cilën kremtohet Dita misionare botërore, Fjala e Zotit na ofron një protret apo figurë të fort të Jezusit Zot: Shërbëtor i njerëzimit. Kush don të jetë i pari e të sundojë mbi të tjerët, le të bëhët shërbëtori i të gjithëve, na thotë Jezusi në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele. Kështu, sipas mësimeve ungjillore, për ta gjetur Zotin në jetë, lypet t’i përveshim mëngët e të shërbejm.
Jezusi na paraqet Zotin si shërbëtor tonin. Mund të themi me një paradoks se nuk është njeriu që ekziston për Zotin, por Zoti ekziston për njeriun, për të aderuar, për t’u lidhur, për t’u shartuar në këtë krijesë e kështu për ta bërë të dashuruar të lirë, e njeriu nga ana e tij bëhët kërkues i bashkimit e i absolutit. Nëse Zoti është shërbëtori i jonë, kush do të jetë pronari e sunduesi jonë? I krishteri nuk ka kurrfarë pronar as sundues, e megjithëkëtë është shërbëtor i të gjithëve. Ky është paradoksi i ungjillit. Kjo do të thotë t’i përmbysësh e ndryshosh rrënjësisht logjikat e pushtetit. Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele na sqaron e ndimon ta kuptojmë çfarë do të thotë ta kesh një Zot si shërbëtor tonin. Pronari, sunduesi krijon e shkakton frikë, shërbëtori jo. Krishti na liron nga frika. Ungjilli vjenë me mbarimin e frikës së Zotit. Pronari e sunduesi pretendojnë, shërbëtori dhuron, fal. Krishti është Ai që i dhuron përjetësi, amshim çdo gjëje të bukur e të mirë që bartim dhe kemi në zemër. Pronari e sunduesi ndëshkojnë, shërbëtori përkundrazi mbështet, ndihmon e përkujdeset.
Me pak fjalë, dëgjues të ndëruar, një fjalë e rrezikshme dhe e ndritshme na ndihmon këtë javë, këtë të diele, fjalë që është edhe zemra e liturgjisë. E kjo fjalë është “shërbërtor”. Krishti paraqitet para nesh me këto fjalë: “kam ardhur për të shërbyer e jo për të qenë i shërbyer”. Të shkojmë e të mësojmë edhe ne nga kjo shkollë e Krishtit e do të zbulojmë e shijojmë bukurinë e madhsështinë e jetës.







All the contents on this site are copyrighted ©.