2006-10-20 17:51:49

Nesër Benedikti XVI do të vizitojë Universitetin Lateranens.


(20.10.2006 RV)Kështu sivjet, në hapjen e vitit akademik 2006-2007, viti i 234-t që nga themelimi, Universiteti Papnor Lateranens do të ketë në gjirin e vet mysafirin e shquar, Papën Benedikti XVI. Ati i Shenjtë do të pritet nga kancelari i Universitetit, kardinali Kamilo Ruini, nga rektori, imzot Rino Fizikela dhe nga Senati Akademik. Për kujtim të vizitës së Papës, do të zbulohet një pllakë përkujtimore e, më pas, do të përurohen disa lokale të rindërtuara në përfundim të punimeve që janë bërë kohët e fundit për zgjërimin dhe përtritjen e universitetit. Posaçërisht Papa do të bekojë bibliotekën e re, që do të mbajë emrin “I Lumi Piu IX” dhe sallën e leximit “Gjon Pali II”. Më pas do të vijojë vizitën në Aula magna, që sapo është ndërtuar e që do të quhet Auditori “Benedikti XVI”.








All the contents on this site are copyrighted ©.