2006-10-20 17:52:11

Kardinali Ruini mbylli në Veronë punimet e Takimit IV kishtar italian, duke porositur që Kisha të jetë më aktive në të gjithë sektorët e jetës së vendit.


(20.10.2006 RV) Formin i përhershëm, rikthim në doktrinën shoqërore të Kishës, punë baritore unitare. Këto janë përfundimet më të rëndësishme në të cilat arriti Takimi IV kombëtar kishtar i Kishës italiane, që mbylli sot punimet pesëditore. Të 2. 700 delegatët, të cilët dje morën nga Papa guximin për të vijuar impenjimin dhe vijat kryesore të veprimtarisë për të ardhmen, sintetizuan rrugën në të cilën ka ecur Kisha pesë vitet e fundit dhe përcaktuan sfidat për dhjetvjeçarin e ardhshëm, në të cilin puna baritore e përditshme do t’i ndihmojë të mos qëndrojnë pasivë përballë ndryshimeve, por t’i shpjegojnë në dritën e Ungjillit, duke i prirë popullit italian në rrugët e panjohura të një epoke ngarkuar me rreziqe e vështirësi, me varfëri e terrorizëm, por edhe me shpresën për të ndërtuar një shoqëri ku mbretëron paqja dhe ndjehet fuqimisht prania e vetë Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.