2006-10-20 17:51:25

Sot, duke u takuar me Benediktin XVI, ipeshkvijtë irlandezë folën për shpresat në të ardhmen e vendit të tyre. Koment i primatit të Irlandës, Shon Bredi.


(20.10.2006 RV)E sotmja dhe e ardhmja e Irlandës dhe roli që luan Kisha në jetën e vendit për ruajtjen e paqes, posaçërisht në Ulster – ishin sot në qëndër të takimit të disa ipeshkvijve irlandezë me Papën Racinger. Prelatët, që vijojnë të priten nga Benedikti XVI në grupe të veçanta gjatë gjithë javës, kanë shprehur besimin se do t’ia dalin mbanesh të sigurojnë një paqe të qëndrueshme për të gjithë irlandezët. Këtë besim shprehu edhe sot një grup prej shtatë ipeshkvijsh që u prit nga Ati i Shenjtë, ndërsa takimet do të vijojnë deri më 28 tetor. Mbi situatën e brishtë politike në Ulster, që megjithatë lë shumë vend për shpresa të mëdha, flet, në mikrofonin e radios sonë, primati i Kishës së Irlandës, kryeipeshkvi i Amà, imzot Shon Bredi:
Përgjigje: - Shoh progres të madh. Fillimisht u sigurua armëpushimi nga ana e Irës, Belfast Agrijment, e më pas, gjatë këtyre ditëve, vërehet përsëri impenjimi nga ana e të dyja qeverive, asaj të Londrës e asaj të Dublinit, për t’i nxitur partitë e Iralandës së Veriut t’ia hapin rrugën qeverisë vendase, parashikuar nga marrëveshja e Belfastit “Gud Frajdi”. Shpresojmë se këtë herë do të arrijmë të sigurojmë një qeveri lokale, sepse kjo është diçka tepër e rëndësishme. Përndryshe krijohet një zbraztësi e rrezikshme, element që nuk premton asgjë të mirë për paqen. Do të mbetej në këmbë gjithnjë një rrezik jo i vogël: kush është kundër paqes e dëshiron të rifillojnë luftën, do të mund ta manipulonte më lehtësisht këtë situatë. Duhet akoma shumë durim. Vijon mungesa e besimit, ndonëse po bëhen përpjekje për ta rifituar besimin e humbur përmes dialogut. Ipeshkvijtë, faleminderës Zotit, kanë luajtur rolin e tyre, duke ndërtuar një urë ndërmjet partisë demokratike të Pejslit dhe Kishës, por edhe një urë tjetër që na lidh me pjesën nacionaliste të popullsisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.