2006-10-18 17:07:28

Kryenegociatori Ahtisari në NATO: statusi i Kosovës brenda vitit.


(18.10.06 RV)Ndërmjetësuesi i OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari mohoi sot se çështja e përcaktimit të statusit do të shtyhet pas vitit 2006. “Plani im nuk ka ndryshuar” – deklaroi ai sot në Bruksel, ku u takua në zyrat e NATO-s me përfaqësuesit e vendeve që bëjnë pjesë në forcën ndërkombëtare në Kosovë.
Dje, kreu evropian i Politikës së Jashtme, Havier Solana deklaroi se sipas gjasave, procesi mund të shtyhet për shkak të mbajtjes së referendumit për Kushtetutën në Serbi dhe të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale brenda vitit.
Ahtisari sqaroi se ai akoma është duke punuar mbi planin e përcaktimit të statusit, të cilin do t’ia paraqesë Këshillit të Sigurimit të OKB-së para se të përfundojë viti 2006.
Në të njëjtën konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer hodhi poshtë idenë se Serbia mund të marrë pjesë në Partneritetin për Paqe pa arrestuar kriminelin e luftës, gjeneralin Ratko Mlladiç.







All the contents on this site are copyrighted ©.