2006-10-16 19:21:18

Në Veronë të Italisë filluan punimet e Takimit të 4-t Kishtar Kombëtar të Kishës italiane, për t’i dhënë përsëri shpresë vendit.


(16.10.2006 RV) Në takimin pesëditor me temë “Dëshmitarë të Krishit të ngjallur, shpresë e botës”, që u hap sot pasdite nga kardinali Tetamanci, marrin pjesë më se 2700 ipeshkvij, që do të diskutojnë për gjendjen aktuale të Kishës në Itali dhe sfidat që propozon shoqëria e sotme. Do të organizohen biseda, ballafaqime, tryeza të rrumbullakta, takime në grupe dhe veprimtari të ndryshme kulturore. Takimi do të arrijë kulmin të enjten e ardhshme me vizitën e Papës Benedikti XVI, i cili do të takohet me pjesëmarrësit në selinë e punimeve, për të kremtuar pasdite Meshën shenjte në stadiumin komunal. Është një hap përpara në rrugën e gjatë të Kishës italiane, pas hapave që ka bërë gjatë takimeve të mëparshme, kushtuar fesë e dashurisë së krishterë. Ndërsa takimi që filloi sot, pas atij të Palermos në vitin 2005, i kushtohet shpresës, por edhe analizës së situatës historike në të cilën gjindet kultura perëndimore në përgjithësi e ajo italiane në veçanti.







All the contents on this site are copyrighted ©.