2006-10-13 16:36:59

Benedikti XVI pret Romano Prodin: në qendër të bisedimeve, bioetika, jeta, familja, solidariteti, dialogu dhe vlerat e krishtera në procesin e integrimit evropian.


(13.10.2006 RV)Kryeministri i Italisë, Romano Prodi, arriti në orën 11 në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja, Flavia dhe nga një grup personalitetesh. Papa e priti përzemërsisht kryeministrin në prag të bibliotekës së tij private dhe i priu drejt vendit, ku më pas u zhvillua bisedimi privat, që zgjati rreth 30 minuta. Pasoi ceremonia tradicionale e shkëmbimit të dhuratave: kryeministri Prodi i dhuroi Papës një kelk të çmuar argjendi të zmaltuar të viteve ‘800, me kapak të praruar, ndërsa Papa i dhuroi delegacionit italian medalje të papnisë dhe rruzare.
Gjatë bisedimeve të përzemërta – shpjegon një notë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u prek tema e marrëdhënieve ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Italisë, duke u ndaluar posaçërisht në fushën e bioetikës, të mbrojtjes dhe të promovimit të jetës, të solidaritetit, të dialogut ndërmjet feve dhe kulturave si dhe të edukimit të rinisë. Nuk mungoi edhe shkëmbimi i mendime mbi temën e politikës ndërkombëtare, veçanërisht mbi situatën në Lindjen e Mesme, impenjimin italian në Liban e, sidomos, mbi rëndësinë që kanë vlerat e krishtera në procesin e integrimit evropian. Së fundi – shënon nota e Sallës vatikanase të Shtypit – u ripohua vullneti i mirë i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy palëve për progresin e Kombit italian dhe për të mirën e gjithë bashkësisë ndërkombëtare.
Më pas kryeministri Prodi u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.