2006-10-12 17:35:33

Ndihma që u jipet të verbërve, duhet konsideruar si mision ungjillëzues.


(12.10.2006 RV) Në Ditën IX botërore të të parit, kardinali Javier Lozano Barragan, përmes një mesazhi, i fton besimtarët dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë, ta shikojnë si mision ungjillëzues ndihmën ndaj njerëzve që kanë probleme me dritën e syve.E duhet të kujtojmë me keqardhje të thellë se në botën e sotme numrohen 37 milionë të verbër, ndërsa 124 milionë të tjerë kanë probleme të rënda me sytë. Janë të dhëna që sot, në Ditën IX botërore të të parit e shtyjnë kardinalin Barragan, kryetar i Këshillit Papnor të Shëndetit, të theksojë se përpjekja për ta zhdukur verbërinë përmes veprimtarisë parandaluese, bën pjesë në perspektivën ungjillëzuese, sepse kur besimtarët impenjohen në në një luftë të tillë, do të thotë se marrin pjesë në misionin shëlbues të Krishtit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.