2006-10-11 16:05:32

Papa bekoi shtatoren e Edit Shtain në Shën Pjetër.


(11.10.2006 RV) Shtatorja e Shenjtores, bashkëpajtore e Evropës me Shën Brigjidën e me Shën Katerinën e Sienës, u vendos në një nga kamaret e jashtme të bazilikës së Vatikanit.
Kujtojmë se Edit Shtain, hebreje gjermane, filozofe karmelitane, vdiq martire në kampin e përqëndrimit nazist të Aushvicit, në gusht të vitit 1942.
Papa e kujtoi gjatë vizitës së tij në Aushvic më 28 majin e kaluar, duke nënvizuar se Edit Shtain është një nga dëshmitaret e së vërtetës e të së mirës, që nuk kishin marrë fund në gjirin e popullit gjerman edhe në këtë periudhë të vështirë. I falënderojmë këta njerëz – theksoi Benedikti XVI - sepse nuk iu nënshtruan pushtetit të së keqes e tani shkëlqejnë si drita në natën e errët.
“Bota është në flakë – shkruante në ato vite të tmerrshme Edit Shtain – është ndezur më shumë se kurrë lufta e tmerrshme ndërmjet Krishtit e antikrishtit, prandaj duhet ta kemi mirë parasysh se, po të radhitemi me Krishtin, mund të na kërkohet të flijojmë edhe jetën!”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.