2006-10-10 16:05:05

Të dielën e ardhshme Benedikti XVI do të shpallë katër shenjtorë të rinj.


(10.10.2006 RV)Do të mbahet në Sheshin e Shën Pjetrit, kryesuar nga Papa Benedikti XVI kremtimi solemn, me ritin e kanonizmit të Shenjtorëve të rinj. Janë: rregulltarja Roza Venerini, themeluese e Kongregatës së Mësueseve të përshpirtshme Venerini, që ka jetuar ndërmjet shekullit XVII e XVIII; Rafael Gizar, ipeshkëv i Vera Cruz, meksikan, jetuar në vitet e para tetëqindes; Filipo Zmaldone, prift italian, që në vitet ‘800 i shërbeu me përkushtim heroik shurdhmemecëve, duke themeluar për ta Institutin e Motrave Saleziane dhe Teodora Guerin, themeluese e shkollave të Kongregatës së Provanisë të Shën Marisë “ad Nemus” në zonat e shkreta dhe të egra të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.








All the contents on this site are copyrighted ©.