2006-10-10 16:05:17

Papa Luçiani, buzëqeshja e Hyjit”: Benedikti XVI shikon shfaqjen e parë të filmit realizuar nga RAI, kushtuar Gjon Palit I.


(10.10.2006 RV)“Mësues i së vërtetës dhe katekist i pasionuar”: kështu u shpreh Papa Racinger në fund të filmit “Papa Luçiani, buzëqeshja e Zotit”, shfaqur për herë të parë në Sallën e Palit VI në Vatikan, kushtuar Papës Gjon Pali I.
Kujtojmë se Gjon Pali I ndërroi jetë më 28 shtator 1978, pas 33 ditë papnie. Besnik ndaj traditës e i gatshëm për t’ia hapur portën së resë – pohoi Benedikti XVI – Shërbëtori i Hyjit, Albino Luçiani e kreu në mënyrë shembullore misionin baritor, duke i shërbyer Kishës si bari i palodhshëm e duke e nxitur klerin dhe laikatin të ndjekë idealin e vetëm e të përbashkët të Shenjtërisë. Këtë e tregon edhe filmi i ri kushtuar Papës së buzëqeshjes.








All the contents on this site are copyrighted ©.