Benedikti XVI shpall mbledhjen e Sinodit me temë: “Fjala e Zotit në jetën dhe në misionin
e Kishës”. Do të mbahet në Vatikan në vitin 2008.
(6.10.2006 RV) Asambleja e përgjithshme e zakonshme e sinodit të ipeshkvijve,
që do të mbahet në Vatikan nga data 5 deri më 26 tetor 2008, ka për qëllim të ritheksojë
rëndësinë themelore të Fjalës së Zotit e, prej këndej, risimin e jetës së Kishës,
posaçërisht në predikim, katekizëm, teologji, përshpirtëri e në rrugën ekumenike.