2006-10-05 16:45:21

Filloi sot në Kalkutë takimi ndërkombëtar i të rinjve, që ka dy pajtorë të jashtzakonshëm: Nënë Terezën dhe Vëllaun Rozhé të Tezesë.


(5.10.2006 RV)Takimi organizohet nga Bashkësia e Tezesë, sipas dëshirës së shprehur nga Vëllau Rozhé para vdekjes në “Letrën e papërfunduar”. Në këtë letër, themeluesi i Bashkësisë i këshillon të rinjtë t’i shtrijnë përtej kufijve evropianë caqet e “shtegtimeve të shpresës” që Bashkësia, sipas traditës, i organizon çdo fundviti në një nga qytetet e Kontinentit të vjetër. U vendos që takimi i sivjetëm të bëhej në Kalkutë për të përkujtuar bashkëpunimin e ngushtë të Vëllaut Rozhé me Nënë Terezën në ndihmë të të varfërve e të braktisurve.
Por, të dëgjojmë dëshmitë e dy të rinjve, që na flasin nga Kalkuta e Nënës sonë Terezë:
Përgjigje: - Është një gëzim i madh të bashkosh shpirtin e Tezesë me mikpritjen dhe gëzimin e qytetit të Kalkutës. Diçka me përmasa tepër të mëdha, që më mbush me shpresë për të ardhmen.
Pyetje: - Çfarë pret nga ky takim?
Përgjigje: - Pres shumë gjëra. Në të vërtetë, siç thoshte Vëllau Rozhe, kjo është një mënyrë për ta zgjëruar zemrën aq, sa të zërë mbarë njerëzimin, mbarë botën, e cila nganjëherë na duket e vogël sa shtëpitë tona, sa fshati ynë. Kjo është një mënyrë për t’ia hapur zemrën botës, që është shumë më e madhe se mjediset ku kalojmë jetën e përditshme.
Pyetje: - Tani është edhe festa e Pujës e shihet se indutë e kremtojnë ndryshe nga të tjerët. Si e jetoni bashkëjetesën e shumë feve, që në këtë qytet del në pah më shumë se ndër qytete të tjera?
Përgjigje: - Në Kalkutë kjo gjë jetohet mrekullisht mirë. Edhe në të kaluarën kemi punuar me myslimanët e me indutë. Ka një tolerancë të madhe, posaçërisht nga ana e indianëve induistë. Prej këndej mund të themi se ata na japin një mësim të madh.








All the contents on this site are copyrighted ©.