Benediktit XVI iu dha titulli ‘Qytetar nderi” i Aschau am Inn.
(4.10.2006 RV) Menjëherë pas audiencës së përgjithshme, Benediktit XVI iu dha,
gjatë një ceremonie të thjeshtë e të përzemërt, organizuar në Sallën e Palit VI në
Vatikan, titulli “Qytetar nderi” i Aschau am Inn, në Bavari. Ky titull i shtohet titullit
‘Qytetar nderi’ i Markkl am Inn dhe Altotingut e Ratisbonës. Aschau am Inn është
qyteza ku Papa kaloi fëmijërinë, ku - siç theksoi ai vetë – mësoi të shkruajë e të
lexojë e ku, sidomos, mori Kungimin e parë.