2006-10-03 16:25:30

Sigurimi, zhvillimi dhe sfidat humanitare në qëndër të fjalimit të kryeipeshkvit Miliore në OKB.


(3.10.2006 RV)Reformimi i Kombeve të Bashkuara, çarmatimi, parandalimi i konflikteve, emergjencat humanitare, Sida - temat të cilat i ka shumë për zemër Selia e Shenjtë, u vunë fuqimisht në dukje nga kryeipeshkvi Miliore, Vëzhgues i Përhershëm pranë OKB-së, në fjalimin që mbajti para Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Prelati theksoi se OKB-ja duhet reformuar e se i mbetet shumë për të bërë në fusha tepër të rëndësishme, si parandalimi i konflikteve, mbrojtja e popullsive, sigurimi dhe zhvillimi i zonave të ndryshme të botës. Nuk duhet harruar se mungesa e progresit në fushat e ndihmës, të zhvillimit e të reformës së tregtisë – theksoi prelati – kërcënon sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve. Përfaqësuesi i Vatikanit shprehu pakënaqësinë për amullinë e bisedimeve shumëpalëshe mbi çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve, duke këshilluar edhe strategjitë që duhen vënë në jetë për reduktimin e armëve dhe të dhunës së armatosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.