2006-10-03 16:35:17

Duke shfletuar kalendarin e 3 tetorit, Kisha katolike përkujtoi të Lumin Luigj Talamoni.


(3.10.2006 RV)“Meshtari Luigj Talamoni është pasqyrim besnik i mëshirës hyjnore”: kështu u shpreh Gjon Pali II për këtë “gur të çmuar të klerit ambrozian” në ditën e lumnimit të tij, më 21 mars 2004.
Shenjti lindi në Monxë, më 3 tetor 1848 në një familje të thjeshtë, thellësisht të krishterë. Ndoqi Oratorin e Karrobiolos në Monxë, ku mori formimin shpirtëror e njerëzor, nga i cili do të ndikohej fuqimisht për të zgjedhur rrugën e meshtarisë.
Deri në vitin 1865 vijoi të jetonte përvojën e Oratorit, pastaj hyri në Seminarin dioqezan të Milanos. Si kreu studimet teologjike, vijoi fakultetin e letërsi-filozofisë pranë Akademisë Shkencore-Letrare, ku edhe u diplomua. U shugurua meshtar më 4 mars 1871 dhe menjëherë u emërua mësues gjimnazi në Seminarin e Monxës. Për shkak të disa konflikteve që tronditën Kishën milaneze në këto vite, iu desh të kapërcente, me një duresë shembullore, shumë poshtërime e vuajtje.
Për ta përkryer shërbimin e tij në edukimin e të rinjve, u impenjua gjallërisht në veprimtarinë baritore me rininë dhe u bë rrëfyes e pretë Doktrinës shoqërore të kishës”dikatar i njohur e i kërkuar. Në sa kryente misionin e tij në katedralen e Monxës, njohu Maria Bifi Levatin, grua e përshpirtshme, që ndihmonte të sëmurët e varfër. Më 25 mars 1891, së bashku me Marinë, themeloi ‘Institutin e grave të mëshirshme të Shën Gjerardit’ për t’i ndihmuar fizikisht e materialisht të sëmurët, për t’u mjekuar trup e shpirt e për t’i parapërgatitur për shtegtimin në rrugën e shëlbimit.
Siç pohon Gjon Pali II “i Lumi Luigj qe plot zell në misionin e rrëfyestores e në shërbimin ndaj të varfërve, të burgosurve e posaçërisht të skamnorëve të sëmurë”.
Shenjti vdiq në Monxë më 31 janar 1926.








All the contents on this site are copyrighted ©.