2006-10-02 17:40:42

Presidenti Sejdiu: Kosova do të ketë një kushtetutë të vetën.


(02.10.06 RV) Qeveria e Kosovës ka deklaruar se kushtetuta e re serbe, e cila ripohon sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, nuk do të ketë asnjë ndikim në bisedimet për statusin e vendit. Sipas kësaj kushtetute, Kosova mbetet pjesë e Serbisë, megjithëse gëzon një autonomi shumë të madhe. Sot, presidenti i Kosovës, Sejdiu ka deklaruar në Prishtinë se të drejtat e pakicave etnike në Kosovë do të garantohen nga një kushtetutë kosovare e mirëfilltë. Mbi situatën në Kosovë do të flitet nesër edhe në sesionin e vjeshtës së asamblesë së Këshillit të Evropës.







All the contents on this site are copyrighted ©.