2006-09-28 17:56:33

Sot në mëngjes është rihapur ura kryesore në Mitrovicë.


(28.9.06. RV) Autoritetet e kosovës rihapën sot urën kryesore të Mitrovicës. Ura mbi lumin Ibër, që lidh dy anët e këtij qyteti, atë shqiptare dhe atë serbe u mbyll dy herë gjatë muajit gusht për shkak të zënkave dhe përleshjeve ndërmjet shqiptarëve dhe pakicës serbë.Para tri ditësh ura ishte hapur për trafikun civil, por në mbrëmje ishte mbyllur për shkak të një incidenti. Dje polica e UNMIK ut dhe KFOR i kanë vendosur që nga dita e sotme ura kryesore në Mitrovicë të hapet sërish për qarkullimin e komunikacionit civil. Sipas një komunikate të policisë, ky vendim është marrë pas konsultimeve të zhvilluara ndërmjet strukturave të sigurisë dhe liderëve lokal në Mitrovicë.







All the contents on this site are copyrighted ©.