(26.9.2006. RV)Atmosfera e tensionuar
ndërmjet katolikëve e myslimanëve, krijuar pas fjalimit të Papës Benedikti XVI në
Regensburg, u ndje edhe në Shqipëri, ku pati edhe shkëmbime mendimesh ndërmjet besimtarëve
të dy feve. Por, në përkim me traditën e bashkëjetesës e të mirëkuptimit që ka karakterizuar
gjithnjë marrëdhëniet ndërfetare, dialogu qe përgjithësisht pozitiv, pa polemika e
aq më pak konflikte, si u vërejt edhe në një takim të mbajtur këto ditë në Elbasan,
për të cilin na flet bashkëpunëtorja jonë, Mariza Strati: