2006-09-26 18:38:42

Më gjerë nga bota


(26.9.2006 RV)Katër persona u vranë në Bagdad nga një kamikaze që shpërtheu në mes të një grupi policësh. Po ashtu dy atentate në jug të kryeqytetit shkaktuan dy viktima të tjera. “Lufta në Irak po ushqen fondamentalizmin islamik dhe po armiqëson shumë vende me SHBA-ës.” - deklaroi një gjeneral amerikan në pension.

Izraeli vendosi tërheqjen e plotë të trupave ushtarake nga jugu i Libanit dhe lënien e kësaj zone nën kontrollin e ushtrisë libaneze dhe trupave të OKB-së. Ndërkaq po rritet tensioni me palestinezët. Tel-Avivi njoftoi se nuk ka ndërmend t’i lëshojë ministrat dhe deputetët palestinezë, arrestuar pas marrjes peng të ushtarit izraelit më 25 qershorin e shkuar.

Televizioni “Al Arabia” i Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi se një zëdhënës i Al Kaedës i telefonoi zyrës së këtij televizioni në Pakistan për të deklaruar se Bin Ladeni është gjallë dhe se gëzon shëndet të plotë. Deklarata për shtyp e Al Kaedës erdhi pas lajmit të shërbimeve sekrete franceze se Bin Ladeni ka vdekur.







All the contents on this site are copyrighted ©.