2006-09-23 12:52:14

Liturgjia e Fjalës së Zotit e së dielës së 25-të gjatë Vitit kishtar ‘B’.


(23.9.2006 RV)RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunes me Fjalën e Zotit të së dieles, kësaj here te së dielës së 25-të gjatë vitit kishtar ciklit të dytë.
Fjala e Zotit e Meshës së kësaj së diele, e posaçerisht pjesa ungjillore, na propozon dy realitete historike të jetës së Jezusit në dy momente të ndryshme: i pari realitet ka si sfond (baze) rrugët e Galilesë; i dyti, e ka shtëpinë e Kafarnaumit, ku Jezusi tërhiqet për të pushuar dhe për të dialogur (biseduar) me nxënësit e vet.
Rruga, është realitet dhe simbol i udhës së jetës, ketu, në pjesën e ungjillit te kësaj së diele marrë nga Shën Marku, na tregon vullnetin e prerë të Jezusit në përshkimin ( kalimin ) e kryerjen besnikërisht deri në fund të vullnetit të Atit Qiellor që e sjell Atë deri në flijimin shpëtimprues-falëshlyesë mbi Kryq. Ai është i drejti, sikur thotë leximi i parë i kësaj së diele marrë nga Libri i Urtisë, të cilin Ati Qiellor e dorëzon, e flijon për shelbimin tonë.
Eshtë një flijim i rëndë, sikur njerëzisht është absurd, të cilin Apsotujtë refuzojnë ta kuptojnë; mirëpo kjo nuk e ndal Jezusin ta çojë deri në fund. Ai ka ardhur, është mishëruar për ta kryer vullnetin e Atit, duke besuar dhe mbeshtetur krejtesisht në Të.
Pjesa e dyte e copës së ungjillit, është një koment i “qarte” e kesaj. Vetëm kush beson e mbështetët në Zotin si një fëmijë, mund ta kuptojë e te jetojë si nxënës i vërtetë i tij. Pra, me pak fjalë, leximet biblike të kësaj së diele, na ndihmojnë ta njohim nga afër dhe tepër figurën e Krishtit dhe tiparet që duhet ti ketë ai person që don e synon të jetë nxënës i Jezusit.

Dëgjues të nderuar ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunes me Fjalën e Zotit të së dieles, kësaj here te së dielës së 25-të gjatë vitit kishtar ciklit të dytë.
Fjala e Zotit e Meshës së kësaj së diele, e posaçerisht pjesa ungjillore, na propozon dy realitete historike të jetës së Jezusit në dy momente të ndryshme: i pari realitet ka si sfond (baze) rrugët e Galilesë; i dyti, e ka shtëpinë e Kafarnaumit, ku Jezusi tërhiqet për të pushuar dhe për të dialogur (biseduar) me nxënësit e vet.
Rruga, është realitet dhe simbol i udhës së jetës, ketu, në pjesën e ungjillit te kësaj së diele marrë nga Shën Marku, na tregon vullnetin e prerë të Jezusit në përshkimin ( kalimin ) e kryerjen besnikërisht deri në fund të vullnetit të Atit Qiellor që e sjell Atë deri në flijimin shpëtimprues-falëshlyesë mbi Kryq. Ai është i drejti, sikur thotë leximi i parë i kësaj së diele marrë nga Libri i Urtisë, të cilin Ati Qiellor e dorëzon, e flijon për shelbimin tonë.
Eshtë një flijim i rëndë, sikur njerëzisht është absurd, të cilin Apsotujtë refuzojnë ta kuptojnë; mirëpo kjo nuk e ndal Jezusin ta çojë deri në fund. Ai ka ardhur, është mishëruar për ta kryer vullnetin e Atit, duke besuar dhe mbeshtetur krejtesisht në Të.
Pjesa e dyte e copës së ungjillit, është një koment i “qarte” e kesaj. Vetëm kush beson e mbështetët në Zotin si një fëmijë, mund ta kuptojë e te jetojë si nxënës i vërtetë i tij. Pra, me pak fjalë, leximet biblike të kësaj së diele, na ndihmojnë ta njohim nga afër dhe tepër figurën e Krishtit dhe tiparet që duhet ti ketë ai person që don e synon të jetë nxënës i Jezusit.








All the contents on this site are copyrighted ©.