2006-09-22 18:59:55

Ja argumentet kryesore të programit të 22 shtatorit


Anëtarët e bashkësisë famullitare duhen të jenë ndërtues e rojtarë të bashkimit Kishtar e të solidaritetit shoqëror. Kështu u tha Papa pjesëmarrësve të Mbledhjes së Këshillit Papnor për Laikët gjatë audiencës së sotme në Vatikan.

Disfatë për njerëzimin: janë vrarë në Indonezi tre katolikët të dënuar me vdekje pas ndeshjeve në ishullin Sulavesi të vitit 2000. Hidhërimi i Selisë së Shenjtë, pas thirrjes së padëgjuar të Papës.

Të hënën e ardhshme në Kastel Gandolfo do të mbahet Takimi i Selisë së Shenjtë me ambasadorët e vendeve me shumicë mysulmane të akredituar pranë Vatikanit. Takimi do t’i kushtohet urgjencës së dialogut ndërmjet kulturave dhe feve të mbarë botës.

Nesër në Katedralen e Tiranës do të shugurohet ipeshkvi i ri i kryedioaqezës së Tiranë-Durrësit imzot Gjergj Frendo. Meshën solemne të shugurimit në ora 11 do ta kryesojë izmot Rrok Mirdita.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.