2006-09-21 18:02:13

Këshilli Papnor për Laikët reflekton për përtëritjen e famullisë.


(21.9.06 RV) Filluan sot në Romë punimet e Mbledhjes plenare të Këshillit Papnor për Laikët me temë: “Famullia e rigjetur”: rrugët për ripërtritje”.
Në takimin plenar marrin pjesë rreth 60 anëtarë e këshilltarë të dikasterit, ardhur nga të pesë kontinentet, që do të diskutojnë rreth kësaj tematike deri të shtunën e ardhshme. Por, të dëgjojmë imzot Stanislao Rilkon, kryetar i Këshillit Papnor për Laikët:
Përgjigje: - Pavarësisht nga vështirësitë jo të pakta që ndeshen në botën tonë të shekullarizuar, në të cilën vërehen ndryshime të forta shoqëroro-kulturore, famullia vijon të ruajë dhe të ushtrojë misionin e saj të domosdoshëm e jashtzakonisht aktual në fushën baritore e kishtare. Famullia sot, si institucion e si bashkësi, ka nevojë për ripërtritje të thellë. Famullive tona jo vetëm që mund t’i japim një fëtyrë të re, por e kemi për detyrë ta bëjmë këtë, duke u impenjuar të gjithë: meshtarët, laikët, shoqatat dhe lëvizjet kishtare.
Pyetje: - Në ç’ rrugë po ecet për ripërtritjen e famullisë?
Përgjigje: - Sot flitet e shkruhet shumë për famullinë, por shpesh nuk shkohet përtej kritikave e deklaratave. Ne dëshrojmë ta shikojmë problemin me sy pozitiv e të bëjmë edhe propozime, duke marrë në shqyrtim disa projekte konkrete për ripëtritjen e famullisë, të cilat tashmë janë praktikuar me sukses në vende të ndryshme të botës me synimin që t’ia rikthejnë gjallërinë e hovin misionar. Kam parasysh veçanërisht bashkësitë e bazës të përhapura në Afrikë e në Azi; projektin që njihet me emrin “Fytyra e re e famullisë” të Lëvizjes për një botë më të mirë; celulat e ungjillëzimit, një projekt i don Piergjorgjo Perin, që ka nisur në Milano por që tashmë është përhapur në shumë vende të botës. Nismat nuk mungojnë, janë të shumta, por për fat të keq, nuk njihen si duhet. E këtyre nismave duhet t’u shtojmë edhe kontributin e rëndësishëm të veprimit katolik, të lëvizjeve kishtare e të bashkësive të reja.
Pyetje: - Çfarë duhet të jetë famullia?
Përgjigje: - Pak kohë më parë këtë temë e preku Ati i Shenjtë gjatë shtegtimit të tij në Gjermani, duke i nxitur të gjithë ta bëjnë famullinë atdhe shpirtëror për njerëzit, familje të madhe, në të cilën provojnë njëkohësisht gëzimin e familjes edhe më të madhe të Kishës universale, duke mësuar përmes liturgjisë, katekizmit dhe të gjitha veprimtarive të jetës famullitare, të ecin së bashku në rrugën e jetës së vërtetë.
Pyetje: - Nesër do të takoheni me Papën…
Përgjigje: - Presim me padurim ta dëgjojmë fjalën e Tij autoritare, që për ne është busull e sigurtë, e cila na tregon rrugën e shërbimit. Por sidomos duam t’i shprehim Atit të Shenjtë solidaritetin tonë të plotë në çastin kur sulmohet padrejtësisht nga drejtime të ndryshme. E do t’i ofrojmë dhuratën e lutjes sonë, sipas ndjeteve të Tij.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.