2006-09-21 18:39:34

Funerali i misionares katolike motër Leonella Sgorbati, vra të dielën e kaluare në Mogadisho së bashku me truproje.


(21.9.06. RV) Me ngashërim të madh sot në Nairobi, në Kenia, është mbajtur funerali i motrës katolike Leonella Sgorbati, misionare që u vra të dielën e kaluare nga dy persona në Mogadisho së bashku me truproje. Cerimonia është kryesuar nga imzot Giorgio Bertin, ipeshkëv i Gjibutit e administrator apostolik në Mogadisho. Trupi i misionares motër Leonella pushon në varrezat e Motrave Konsolatine në Nazareth, lokalitetit afër Nairobit.
Para se të jepte shpirt, Motër Leonella ka përsëritur për tri herë fjalën “falje”. Pas vrasjes së saj, të gjithë kanë filluar të reflektojnë e të punojnë që fara më e bukur, ajo e paqes dhe e dialogut të jap fryte, si shenjë vlerësimi të punës 30 vjeçare të kësaj misionare. Mbi këtë të dgjojmë mendimin e motër Gabriella Bono, Eprore e përgjithshme e Motrave Misonare të Konsolatës, të cilave u përkiste motrër Leonella:
“Sigurisht, është pikërisht kjo që thatë. Tërë jeta e saj, ashtu si edhe jeta e të katër motrave tona tjera, të cilat vazhdojnë të jenë të pranishme në Somali, është flijuar për pajtim, për vëllazërim e paqe. Ky testament shpirtëror, që ne e bartim në zemër, është thirrje të vijojmë në këtë rrugë, udhë të cilën motër Leonella e shumë motra tjera e kanë përshkuar. Eshtë pra, thirrje për një vëllazërim e mirëkuptim. Eshtë një thirrje që duhet ta kemi përherë parasysh duke kujtuar edhe truprojen që me gjestin esktrem ka dashur, ta mbrojë misonaren. Quhet Mohammed. Ka dashur ta mbrojë pas qitjes së parë me armë. Edhe ai e ka dhënë jetën, duke ëndërruar një Somali në paqe e në vëllazërim. Ne duam ta pranojmë e ta vlerësojmë pikërisht testamentin e tyre, këtë gjakë të derdhur, në mënyrë që të arrihet përfundimisht deri te pajtimi e paqja për Somalinë e për mbarë botën”.







All the contents on this site are copyrighted ©.