Nesër salikimet e motër Leonelës: para se të vdiste i fali vrasësit.
(20.9.2006 RV)Nesër paradite në Nairobi të Kenias, do të kremtohen salikimet
e Motër Leonela Sgorbatit, misionares së vrarë të dielën e kaluar në Mogadisho. Njëkohësisht
edhe në Nepi, në provinçën e Romës, e pikërisht në Shtëpinë e Përgjithshme të Kongregatës
së Zojës Ngushëlluese, do të kremtohet Mesha për shpirtin e rregulltares. Motër Leonela
do të varroset në Kenia, ku ka jetuar 30 vjet. Trupi i saj do të pushojë në paqe në
varrezën e familjes së Zojës Ngushëlluese në Nazaret, një qytezë pranë Nairobit. Ndërkaq
është arrestuar njëri nga dy vrasësit e murgeshës dhe janë ndaluar dy vetë që qenë
dëshmitarë pamorë në vrasjen e saj. “Ne mundemi vetëm të punojmë për mirësinë
e për paqen, duke u përpjekur për ardhjen e Mbretërisë qiellore në të cilën falja
do të fitojë mbi forcat e egoizmit, të urrejtjes e të pushtetit” – kështu shkruante
Motër Leonela në një letër urimi drejtuar misionareve të vendlindjes, Piaçencës,
me rastin e Krishtlindjes 1996. “Paqe e pajtim për të gjithë njerëzit” - për këtë
i lutej gjithnjë Zotit, misionarja që dha shpirt duke shqiptuar tri herë: “Falje!”për
vrasësit.