2006-09-20 18:19:28

Ja argumentet kryesore të programit të 20 shtatorit


(20.9.06. RV) “Respekt i thellë për islamin dhe angazhim për dialog, edhe autokratik, me të gjitha besimet dhe kulturat. [...] kështu tha sot Papa Benedikti XVI gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur në Vatikan e ropohoi : fjalët e mia në Universitetin e Regensburgut mjerisht janë keqkuptuar”.

Misioni i rëndësishëm zhvilluar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, për mospërhapjen dhe çarmatimin bërthamor, nënvizohet nga përfaqësuesi i Vatikanit Imzot Pietro Parolin në sesionin e 50-të të punimeve të këtij organizmi në Vjenë.

“Me guxim të fillojmë së bashku rrugëtimin tonë”. Me këto fjalë iu drejtua Benedikti XVI kardinalit Tarçizio Bertone, Sekretar i ri i Shtetit të Vatikanit, pritur në audiencë së bashku me familjen e tij.

Nesër në Nairobi, Kenia salikimet e Motër Leonela Sgarbatit, misionare, vrarë të dielën në Somali.

Të tre katolikët indonezianë dënuar me vdekje do të ekzekutohen nesër, pavarësisht thirrjes së Benediktit XVI për falje. Amnesti Internashënal thotë se gjyqi nuk ishte i drejtë.

Grusht ushtarak në Tajlandë. Ushtria merr fuqinë dhe premton zgjedhje dekomokratike vetëm pas një viti.

Kalendari i 20 shtatorit përkujton Shën Andreun Kim Taegon me shokë, martirë koreanë.







All the contents on this site are copyrighted ©.