2006-09-20 17:59:17

Imzot Parolin në ANEA: çështja bërthamore iraniane të zgjidhet me rrugë diplomatike.


(20.9.2006 RV)Misioni i rëndësishëm i zhvilluar në Hagë për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe çarmatimin, u theksua nga Imzot Pietro Parolin, në fjalimin e mbajtur, në emër të Selisë së Shenjtë, para Sesionit të 50-të të Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, punimet e të cilit u hapën në Vjenë të hënën e kaluar.
Imzot Parolin, zevendës-sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij për marrëdhëniet me shtetet dhe kryetar i delegacionit të Vatikanit në takimin e Vjenës, theksoi se Agjensia, 50 vjet pas themelimit të saj, ka mbetur një pikëmbështetje e pazëvendësueshme për bashkëpunimin ndërkombëtar në përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore dhe për zhvillimin. E kjo, sepse është mbështetur gjithnjë mbi tri shtylla: “Teknologji, sigurim e kontroll”.
Në përfundim prelati kërkoi që çështja bërthamore iraniane të zgjidhet me rrugë diplomatike.








All the contents on this site are copyrighted ©.