2006-09-18 17:07:50

Duke shfletuar Kalendarin e 18 shtatorit, Kisha katolike përkujtoi Shën Jozefin nga Kopertino.


(18.9.2006 RV)Varfëria e jashtzakonshme e familjes dhe shëndeti i lig nuk e lejuan të ndiqte rregullisht shkollën. E kështu, kur gati 18-vjeç shprehu dëshirën të bëhej frat, shumë kuvende ku trokiti, nuk e pranuan, duke e gjykuar njeri me kulturë të mangët, tepër naiv e injorant e sidomos, të çuditshëm, për shkak të disa fenomeneve, në të cilat ishte protagonist. Shën Jozefi nga Kopertino, françeskan konventual, njihet për ekstazat e papritura, që e bënin të shkëputej nga toka. Është edhe Pajtor i studentëve, sepse i kaloi në mënyrë shembullore të gjitha provimet përgatitore të meshtarisë.
Sot, ditë e përkujtimit të festës së tij, në bazilikën që i është kushtuar, në Ozimo, provinçë e Ankonës, u kremtua një Meshë solemne, kryesuar nga kardinali Pio Lagi, prefekt nderi i Kongregatës për Edukimin Katolik. Benedikti XVI ka shpallur ndjesën e plotë për të gjithë besimtarët që gjatë muajit shtator marrin pjesë fizikisht ose shpirtërisht, në ndonjë kremtim në këtë shenjtërore
Ekstazat e Shën Jozefit, që e bënin të shkëputej nga toka, na flasin simbolikisht edhe ne, njerëzve të kohëve moderne: besimtarët shikojnë tek ai, Shenjtin që i ndihmon të fluturojnë lart, në qiellin e shenjtërisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.