2006-09-16 14:58:54

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 24-të :Ta pranojmë në fe misterin e Krishtit.


(16.9.06. RV) Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë Hyjnore të dielës së 24-të gjatë vitit, ciklit të dytë, sipas kalendarit kishstar.
Leximet biblike të kësaj së diele na flasin mbi Personin e Mesisë, në Krishtit na ndihmojnë ta zbulojmë fytyrën e vërtetë të Zotit Dashuri e Shëlbues.
Përmes pjesën ungjillore të kësaj së diele Jezusi të gjithëve u bën një pyetje vendimtare: “Ju, kush thoni se jam unë?” (Mk 8,29)
Ta marrim seriozisht këtë pyetje e të mos mashtrohemi duke thënë se jemi përgjigjur njëherë e përgjithmonë! Zotit nuk i përgjigjet me një “Po” apo me një “Jo”: Zotit i përgjigjet me dhe tërë jetën. Pra, jeta jonë si i përgjigjet pyetjes së Krishtit?
Ta ndjekim pjesën e Ungjillit. Në pyetje të Jezusit përgjigjet Pjetrit e thotë: “Ti je Krishti, ti je Mesia”(Mk 8,29). Me këto fjalë Pjetri e njeh dhe pranon në Jezusin të dëguarin e Zotit, personalitetin për të cilin flasin Shkrimet e Shenjta, personalitetin e mistershëm të pritur me shekuj nga Izraeli, personalitetin për të cilin profetët në mënyrë të mrekullueshme patën parashikuar mijëra hollësira të jetës së Tij.
Mirëpo çfarë keqkuptimi fshehet në fjalët e Pjetrit! Feja e Pjetrit nuk është ende e plotë e sidomos është tejet e ndotur. Në të vërtetë njerëzit e patën rregulluar e sistemuar idenë e Mesisë ( ashtu sikur ne sot prentendojmë ta sistemojmë sipas komoditetit tonë fenë në Zotin) dhe e patën reduktuar Mesinë në një udhëheqës politik, në një revolucionar i thirrur t’i zgjidhë problemet tokësore të Izraelit.
Jezusi është i vetëdijshëm për këtë tradhtì dhe e lufton në emër të së vërtetës së Zotit. Në rend të parë, Jezusi u kërkon apostujve të mos i thonë askujt se Ai është Mesia, në mënyrë që në njerëz të mos ndizen e lindin shpresa të gabuara. E pastaj i zbulon, i dëfton apostujve misterin e vërtetë të personit të Tij e këndej fytyrën e vërtetë të Zotit: “ Filloi t’u shpjegojë se Birit të njeriut i duhet të pësojë shumë” (Mk 8,31).
Këtu kemi një lajmë, që ende sot e dallon krishtërimin prej të gjitha feve tjera: Jezusi na bërë të ditur se Zoti është i durueshëm, se është kaq i përvujtë, kaq i butë, kaq i mirë sa të lejojë të goditet e të mospërfillet nga njeriu.
Madje, në Krishtin, vet Zoti ka ardhë të vuajë për ne: e nga ai moment dhimbja njerëziore ka marrë domëthenie, kuptim, vlerë, është rruga e shpëtimit, udha e shëlbimit.
Nxënës i Krishti nuk është ai që sikur Pjetrit di të shpall e kumtoi se Jezusi është Mesia, Krishti, Biri i Zotit bërë njeri. Nuk mjafton na njosh: “kush do të vijë pas meje, le t’i bjerë mohit vetvetes, ta marrë kryqin e vet e të më ndjekë pas”. Thotë Jezusi në pjesën e ungjillit të kësaj së diele….. Në Meshën e Shenjtë që kremtojmë kemi mundësinë t’i afrohemi Atij e të marrim pjesë në përmasën e vërtetë të jetës së Tij hyjnore.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.