2006-09-16 15:00:41

Dialogu ndërfetar nuk duhet interpretuar si një besojmë e re relativistike: theksoi kardinali Ivan Dias në hapjen e seminarit për ipeshkvijtë e ri në vendet e misionit.


(17.9.2006 RV)Gjatë kësaj jave në Vatikan u mbajt një seminar studimi, organizuar nga Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve, në të cilin morën pjesë 99 ipeshkvij të shuguruar dy vjetët e fundit ndër vendet e misionit në Afrikë, Azi, Amerikë e Oqeani.
“Dialogu ndërfetar nuk duhet interpretuar si besojmë e re, të cilën kushdo mund ta përdorë sipas dëshirës” – këtë theksoi Prefekti i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Ivan Dias – i cili pohoi se Kisha është e impenjuar në një dialog të vërtetë, e jo në bisedime të thjeshta, me vëllezërit tanë besimtarë. Detyra urgjente e dialogut ndërfetar – shtoi kardinali – është t’i hapet shtegu kumtimit të Krishtit, që është Rruga, e Vërteta e Jeta. Prandaj dialogu nuk mund ta zëvendësojë kumtimin, por duhet orientuar nga kumtimi i Ungjillit të Krishtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.