2006-09-16 14:59:42

Shenjtorët e javës së ardhshme sipas Kalendarit kishtar:


(17.9.2006 RV)Sot Kisha katolike kremtoi të dielën XXIV të kohës gjatë vitit kishtar. Përkujtoi edhe festën e Shën Robert Belarminit, kardinal, ipeshkëv e doktor i Kishës.
Nesër, e hënë, do të kremtojë Shën Jozef Kopertinin, meshtar françeskan. Festa e tij na kujton se kush dëshiron t’i lutet Zotit, duhet ta bëjë këtë me besim e përvujtëri: kështu Zoti do ta pëlqejë lutjen tonë e ne do ta ndjejmë veten vërtetë të bashkuar me besimtarët e tjerë të cilët i luten, ashtu si ne, Zotit që na shpërbleu me gjakun e Birit të vet.
Të martën do të përkujtohet Shën Gjenari, ipeshkëv i Beneventit në Itali. Leximet liturgjike të festës së Shenjtit na kujtojnë se në mëshirën për vejushën e Naimit, që vajton të birin e vetëm të vdekur, Jezusi na zbulon mëshirën e Atit për secilin prej nesh. Ndërsa me ringjalljen e djaloshit, paralajmëron ngjalljen e vet.
Shenjtorët André Kim Taegon, meshtar dhe Pal Çong Hasang e shokët e tyre, martirë koreanë, që do të përkujtohen të mërkurën e ardhshme, na kujtojnë se Zoti di të na duket në mënyra të kuptueshme: por në se nuk kemi përvujtërinë e nevojshme për t’i lexuar këto shenja, rrezikohemi të mos e kuptojmë e të mos na kënaqë asgjë.
Jehon përsëri në të katër anët e botës fjala e shëlbimit. Jezusi vijon të thërresë e të dërgojë lajmëtarë kudo. Thirrja i drejtohet të gjithë të krishterëve, të cilët e kanë për detyrë ta pranojnë fjalën e Zotit e t’ia kumtojnë mbarë njerëzimit. Këtë na kujton, të enjten e ardhshme, përkujtimi i Shën Mateut, Apostull e Ungjilltar.
Lajmi i mirë që mbush plot zemrën e ne të krishterëve, është se Jezusi u ngjall prej të vdekurve dhe e mundi mëkatin dhe vdekjen. Pa këtë shpresë, e kotë do të ishte feja jonë. Na e kujton, të premten, përkujtimi i Shën Mauricit me shokë, ushtarë e martirë, shën Emeritës dhe Shën Baziles, martire.
Të shtunën do të kremtohet festa e Shën Piut nga Pietrelçina, meshtar kapuçin dhe e Shën Linit, papë. Na kujtojnë se detyra e besimtarit është të dëgjojë me zemër të hapur e të gatshme fjalën e Zotit e ta kumtojë atë me gëzim, lirisht e pa kurrfarë interesiRealAudioMP3










All the contents on this site are copyrighted ©.