2006-09-15 18:58:52

Duke shfletuar kalendarin e 15 shtatorit, Kisha katolike përkujtoi Zojën e Dhimbshme.


(15.9.2006 RV)Po ndalemi tek tradita e këtij kujtimi liturgjik, duke pasur parasysh se shumë besimtarë e ndjekin me devocion të thellë këtë të festë. Ç’ na tregon kjo traditë?
Përgjigje: - Festa që kremtojmë sot lindi nga Urdhëri i Shërbëtorëve të Marisë në shekullin XVII e pikërisht në vitin 1714. Nisi të kremtohej në të dielën e tretë të shtatorit. Me reformën e Piut X, kremtimi u shty më 15 shtator, për t’i lënë hapësirën e duhur liturgjisë të së dielës.
Pyetje: - Cila është domethënia shpirtërore e këtij përkujtimi liturgjik?
Përgjigje: - Domethënia e këtj kujtimi liturgjik mund të kuptohet nën hijen e Lartimit të Kryqit. Festa e dhimbjes së Zojës së Bekuar, nuk ka të bëjë me një dhimbje që dërmon; është dhimbje shëlbuese, që vepron - ashtu si kryqi i Zotit nuk është thjeshtë kryq i atij që vuan, por kryq i Atij që shpëton e që mbart mbi vete peshën e mëkateve të mbarë njerëzimit. Kështu edhe Maria, që merr pjesë në veprën shpërblyese të Krishtit, është nën hije të kryqit dhe e bashkuar me Kryqin e të Birit.
Pyetje: - Maria ishte deri në fund tek këmbët e Kryqit. Askush më mirë se Ajo nuk mund të na mësojë ta marrim mbi supe kryqin tonë e të ndjekim pas Jezusin….
Përgjigje: - Së pari, ky është këndvështrim teologjik. Koncili II i Vatikanit na jep këtë figurë të Virgjërës Mari pranë kryqit: “Kështu Virgjëra Mari eci në shtegtimin e fesë dhe e ruajti të paprekur besnikërinë e saj ndaj të Birit deri në kryq ku, jo pa ndërmjetsinë e planit hyjnor, ndenji duke vuajtur thellësisht së bashku me të Birin, duke bashkëjetuar me shpirtin e nënës, flijimin e Tij e duke e pranuar me dashuri, theroren e flijës që ajo vetë e kishte lindur. E, në fund, nga goja e Birit që po jepte shpirt, dëgjoi fjalët që e bënë Nënë të të gjithëve: ‘Grua, ja biri yt!’. Prandaj mund të themi se figura e Virgjërës Mari pranë kryqit është ikonë e fuqishme e Asaj që, së bashku me Birin, jo vetëm që merr pjesë në shëlbim, por i pranon të gjithë njerëzit si bij në zemrën e vet amtare. E atëherë nuk mund të mos na lindë pyetja: ‘Ç’lidhje ka ndërmjet Virgjërës Mari tek këmbët e kryqit e kryqit tonë?’. Ka shumë lidhje e kuptim. Na tregon se edhe ne së bashku me Të, mund të marrin pjesë, përmes Kishës, në misterin e shëlbimit të botës, duke e mbartur me Jezusin kryqin tonë të përditshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.