2006-09-14 18:49:27

Përfundoi sot udhëtimi Apostolik i Papës në Bavari me thirrjen të dëshmohet gëzimi i besimit në Krishtin Mbret në shoqërinë e shekullarizuar.


(14.9.2006 RV)Nesër zëvendësimet në udhëheqjen e sekretarisë së Shtetit të Vatikanit. Kardinali Angjelo Sodano dhe kardinali Tarçizio Bertone do të priten nesër në audiencë nga Ati i Shenjtë në Kastel Gandolfo.

Vëzhguesi i përhershëm i Selisë Shenjte në pranë OKB-së organizon në Pallatin e Qelqtë në Nju Jork bisedime mbi gjendjen e gruas.

“Zoti fiton duke na dashur marrëzisht”: Kështu e nënvizon kryeipeshkvi Bruno Forte domethënien e solemnitetit të sotëm të Naltimit të Shna Krygjit.

Në Mitrovicë ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë Dom Jak Prenku.

Atentat në Bagdad përpara një jetimoreje: nëntë civilë të vrarë.

Përplasje ndërmjet OKB-së dhe departamentit të shtetit amerikan. Kofi Anan e cilëson luftën në Irak si “një katastrofë të vërtetë.”

Policia malaziase vazhdon me arrestimet e shqiptarëve në Tuz. Drejtori i i përgjithshëm i policisë Veselin Veloviq bëri të ditur në një konferencë për shtyp se disa grupe shqiptarësh të armatosur kishin ndërmend të terrorizonin Malësinë në ditën e zgjedhjeve, të dielën e kaluar.

Duke shfletuar kalendarin sot përkujtojmë festën e Naltimit të Shna Krygjit.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.