2006-09-14 17:50:35

Nesër në audiencë tek Papa, kardinajtë Bertone e Sodano me rastin e ndërrimit të udhëheqjes në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit.


(14.9.2006 RV) Me ketë rast Papa do të falënderojë kardinalin Sodano për shërbimin e tij të gjatë dhe do të paraqesë Sekretarin e ri të Shtetit të Vatikanit.
Një personalitet i zë vendin një personaliteti tjetër të shquar të Kishës: të dy bij të së njëjtës tokë: Piemontit. Kardinali Tarçizio Bertone, 71 vjeç, ka lindur në Romano Kanaveze, në provinçën e Torinos, më 2 dhjetor 1934. Që fëmijë u tërhoq nga thirrja për të ecur në rrugën e jetës rregulltare të salezianëve. I shuguruar meshtar në moshën 25 vjeçare, në vitin 1989 u zgjodh Rektor i Universitetit Salezian. Më 1 gusht 1991 Papa Vojtila e emëroi kryeipeshkëv të Verçelit. Katër vjet më pas u caktua Sekretar i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, duke u bërë kështu bashkëpunëtori më i ngushtë i kardinalit Racinger. Në vitin 2002 u emërua kryiepeshkëv i Gjenovës. Një vit më pas, Gjon Pali II e krijoi kardinal.
Ndërsa kardinali Sodano, 79 vjeç, e lë detyrën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit pas 15 vjet shërbimi, por vijon të mbajë detyrën e Dekanit të Kolegjit Kardinalor.
Sekretaria e Shtetit, siç e njohim sot, lindi 5 shekuj më parë. U themelua më 31 dhjetor 1487 nga papa Inoçenci VIII. Në fillim përbëhej nga 24 sekretarë apostolikë, prej të cilëve njëri, i quajtur Secretarius domesticus - kishte rol udhëheqës. Ndërsa në ditët tona Sekretaria e Shtetit është reformuar thellësisht, me Kushetutën Apostolike Pastor Bonus të vitit 1988. Me këtë dokument, Gjon Pali II vendosi ta ndajë në dy sektorë.
I pari, i quajtur Seksioni për Çështjet e Përgjithshme, merret me shërbimin e përditshëm ndaj Papës si në kujdesin e tij për Kishën universale, ashtu edhe në marrëdhëniet me dikasteret e Vatikanit. Ndërmjet detyrave të tij është edhe hartimi i dokumentave që i besohen nga Papa si dhe akteve, që kanë të bëjnë me emërimet në Kurien Romake.
Seksioni i dytë, ose Seksioni për Marrëdhëniet me Shtetet, kujdeset për marrëdhëniet diplomatike me qeveritë dhe kombet. Ka edhe kompetencën të nënshkruajë konkordatet dhe të caktojë përfaqësitë e Selisë së Shenjtë pranë organizmave dhe konferencave ndërkombëtare.
Më 21 majin e kaluar, pak ditë pas zgjedhjes në fronin e Shën Pjetrit, Benedikti XVI shkoi për vizitë në Sekretarinë e Shtetit. “Selinë e Shenjtë – tha Papa gjatë vizitës – e nderon shumë fakti që një numër kaq i vogël njerëzish, bën punë kaq vigane për Kishën universale”. Ne – shtoi Shenjtëria e Tij – nuk punojmë për të mbrojtur një pushtet. Punojmë realisht që Krishtit t’i hapen rrugët e botës.”
Gjithnjë nesër, kryeipeshkvi Gjovani Lajolo, deri tani sekretar i Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet, do të nisë detyrën e presidentit të Komisionit Papnor për Qytet Shtetin e Vatikanit dhe të Kryetarit të Governatoratit, duke zevendësuar në këtë detyrë, kardinalin Edmund Kazimir ShokaRealAudioMP3
 







All the contents on this site are copyrighted ©.