2006-09-13 18:33:15

Çdo ditë në Irak ka rreth 100 të vdekur nga atentatet


(13.9.2006 RV)Në Bagdad, sot shpërthyen tri bomba duke shkaktuar 28 viktima. Bomba e parë shpërtheu në një rrugë kryesore ndërsa po kalonte një patrullë policie. Ndërsa e dyta shpërthye porsa të plagosurve po u jipej ndihma e shpejtë mjekësore, duke e çuar në 20 numrin e të vrarëve nga këto dy akte terroriste. Gjithashtu edhe në pjesën lindore të kryeqytetit pati tetë viktima nga një autobombë. Po ashtu në kryeqytetin irakian policia gjeti trupat e 60 personave me shenja të dukshme torturash. Sipas një raporti të OKB-së në Irak, çdo ditë ka rreth 100 të vrarë, viktima të luftës civile shiito-sunite.







All the contents on this site are copyrighted ©.