2006-09-13 17:55:57

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e mbretit të Tongës.


(13.9.2006 RV) Trupi i mbretit të ndjerë Taufa’ahau Toupou IV u mbart sot nga qyteti Okland i Zelandës së Re, ku sovrani kaloi orët e fundit të jetës, i shtruar në spital - në kryeqytetin e shtetit të vogël të arkipelagut të paqësorit, në pritje të funeralit që parashikohet të kremtohet të martën, më 19 shtator.
Në telegramin drejtuar birit të mbretit të ndjerë dhe gjithë familjes mbretërore Ati i Shenjtë i siguron për pjesëmarrjen e tij shpirtërore në zinë kombëtare dhe thekson se ia beson sovranin e ndjerë “mëshirës plot dashuri të Zotit të gjithëpushtetshëm”.







All the contents on this site are copyrighted ©.