2006-09-13 17:55:42

Benedikti XVI do të vizitojë Pavinë gjatë vitit 2007.


(13.9.2006 RV) Me këtë rast Papa do të lutet tek varri i Shën Agostinit, në bazilikën e Shën Pjetrit në Ciel d’Oro. Kujtojmë se Shën Agostini është një nga etërit e Kishës më të cituar nga Benedikti XVI, i cili më 1953 fitoi titullin doktor në teologji me tezën: “Populli dhe shtëpia e Zotit në doktrinën e Kishës së Shën Agostinit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.