2006-09-11 16:24:23

Sot Kisha katolike përkujtoi Shenjtorët Proto e Gjaçinti, martirë.


(11.9.2006 RV)Tregimi mbi jetën e tyre ka ngjyrime legjendare. Sipas traditës, ata qenë dy vëllezër eunukë, skllevër të Eugjenisë, bijë e fisnikut romak, Filipit, prefekt i Aleksandrisë së Egjiptit. E kthyer në fenë e krishterë, Eugjenia i la dy vëllezërit nën kujdesin e fisnikes me gjak mbretëror, Bazilies e cila, falë mësimeve të tyre, u kthye edhe ajo në fenë e krishterë. Të paditur nga i fejuari i kësaj të fundit, u martirizuan të gjithë së bashku. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo histori, por dihet me siguri se ata u martirizuan për Krishtin. Eshtrat e tyre, të varrosura në varrezën e Basilës, u gjetën në vitin 1845 në dy varre, jo larg njëri-tjetrit, pranë të cilavet ruheshin ende lapidaret e ngritura nga Papa Damasi për nder të vëllezërve martirë. U vërtetua kështu hamendja se trupat e Shenjtorëve ruheshin në Romë. Reliket – një grusht eshtrash të djegura, ngatërruar me fije ari, e vetmja gjë që kishte mbetur nga veshjet, u mbartën me nderim të thellë në kolegjin e Propaganda Fides.
Fakti që dihet pak për jetën e tyre, nuk i ka penguar besimtarët t’i nderojnë në shekuj Proton e Gjaçintin si martirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.